Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë
Flota izraelite ka rrethuar anijen libiane me flamur moldav, “Amalthea” në përpjekje për të ndalur zbarkimin e saj në portet e Gazës.
Sipas Jusef Savan, drejtor ekzekutiv i fondacioni “Gedaffi”, anija me ndihma humanitare ndodhet e rrethuar nga flota ushtarake izraelite dhe komunikimi me të është ndërprerë.
“Anije lufte kanë rrethuar ‘Amalthean” dhe kërcënojnë ekuipazhin e saj. Bëhet fjalë për kërcënime reale. Gjithashtu komunikimi me të është i bllokuar”, deklaron për “Reuters”, Savan.
“Amalthea” po përpiqet të shkelë bllokadën izraelitë duke dërguar ndihma në Gaza. Megjithë përpjekjet dhe thirrjet e Izraelit që anija të ankorohet në portin egjiptian të El Aish, ekuipazhi i saj mbetet i vendosur për të zbarkuar në Gaza.
Top Channel