Autoritetet kosovare dhe ato të EULEX-it nuk kanë asnjë informacion se kur do të përfundojnë analizat mbi kampionet e dheut të mbledhura në Rashkë, në vendin ku dyshohet se ndodhet varri masiv me trupat e rreth 250 shqiptarëve të Kosovës.

Por prokuroria për krimet e luftës në Beograd ka bërë të ditur se rezultatet e analizave mund të jenë të gatshme brenda 10 ditësh.

Këto rezultate pritet të hedhin dritë nëse ekziston apo jo varreza masive në rajonin e Rashkës, e cila dyshohet se mban kufomat e shqiptarëve të luftës së viteve 98-99.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA