Ugandë, shmanget atentati i ri në Kampala

13/07/2010 09:45

Janë arrestuar disa nga përgjegjësit e atentateve që dy ditë më parë vranë 74 persona në dy lokale të ndryshme në kryeqytetin e Ugandës, Kampala.

Pas zbulimit të një brezi eksploziv, gati për një tjetër sulm të terroristëve somalezë të lidhur me Al Kaedën, policia ka arrestuar dy persona të përfshirë në komplot.

Bomba ishte vendosur në një cantë të braktisur në një lokal, menaxherët e të cilit lajmëruan policinë pasi dëgjuan një celular që binte brenda saj.

Atentatet e ditës së diel kishin si shënjestër tifozët që po ndiqnin finalen e Kupës së Botës, të cilët ishin mbledhur disa në një lokal dhe disa të tjerë në një klub regbie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA