Spanja, premtimet e cuditshme të lojtarëve

13/07/2010 15:50

Para nisjes për në Afrikën e Jugut, lojtarët spanjollë shkruan premtimet e tyre në zarfa nëse në shtëpi do të ktheheshin me Kupën e Botës.

Sot që janë në majë të botës, gazeta “Marca” zbulon disa nga premtimet e tyre. Iniesta do shkojë më këmbë deri në Santiago de Compostela, ndërsa Sergio Ramos do bëjë tatuazh Kupën e Botës. Premtimin më të cuditshëm e ka bërë Javi Martinez, i cili shkruan se do fluturojë nudo me një parashutë.

Në këtë “mesele” bëjnë pjesë edhe gazetarët spanjollë, të cilët sipas Xavi Hernandez, kanë premtuar se do rruajnë kokën në rast fitoreje. Pelegrinazh drejt “Santiago de Compostela” ka premtuar edhe Torres, ndërsa Albiol më shumë se sa premtim për show ka menduar te rrisë cilësinë e dijeve duke premtuar se do mësojë anglishten.

Top Channel