SHBA, ulet defiçiti

13/07/2010 23:25

Shenja të rimëkëmbjes ekonomike në SHBA ka paraqitur edhe raporti i fundit i Departamentit të Thesarit, ku defiçiti federal ka rënë në 68.4 miliard dollarë nga 94.3 miliardë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Në fakt bëhet fjalë për muajin e 21 në radhë që defiçiti ndodhet nën shifra të mëdha në Amerikë, edhe pse që nga fillimi i vitit të ri fiskal u akumuluan 1000 miliard dollarë kundrejt 1420 miliardëve të së njëjtës periudhë të 2009-ës.

Ndërkaq, Departamenti i Thesarit shprehet optimist në lidhje me mbylljen e 2010-ës, ku sipas tij shifrat pritet të përmirësohen edhe më tej nëse merr votëbesimin e Senatit reforma financiare e kërkuar nga administrata Obama.

Top Channel