SHBA, shkencëtari iranian, në ambasadën pakistaneze

13/07/2010 10:40

Irani ka deklaruar se një shkencëtar i lëndëve bërthamore i rrëmbyer nga SHBA është strehuar në ambasadën pakistaneze në Uashington.

Shahram Amiri u zhduk një vit më parë gjatë një pelegrinazhi në Arabinë Saudite.

Më herët gjatë këtij muaji Teherani deklaroi se kishte prova që vërtetonin se Amiri mbahej kundër vullnetit të tij në SHBA. Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara i kanë hedhur poshtë akuzat.

Deklaratat e Iranit vijnë pas publikimit të tre videove që përmbanin të dhëna kontradiktore mbi vendndodhjen e shkencëtarit.

Videoja e parë thoshte se ai ishte rrëmbyer, e dyta se po jetonte si njeri i lirë në Arizona, ndërsa e treta se kishte arritur t’u shpëtonte pengmarrësve.

“Para pak orësh Shahram Amiri u strehua në seksionin iranian të ambasadës pakistaneze në Uashington, pasi dëshiron të kthehet menjëherë në Iran”, ka deklaruar radioja publike iraniane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA