Rusi, 10 spiunët bashkëpunojnë me autoritetet

13/07/2010 13:15

Janë në Rusi dhe po bashkëpunojnë me shërbimet sekrete 10 agjentët rusë të infiltruar në Shtetet e Bashkuara, por të zbuluar nga autoritetet amerikane.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ruse, sipas të cilave 10 spiunët, të kthyer në Rusi falë shkëmbimit me 4 spiunë të tjerë pro-perëndimorë, aktualisht ndodhen në Iasienievo, në periferi të Moskës.

Ndërkohë, gazetat ruse flasin vetëm për Anna Kushenko, e njohur ndryshe si Anna Chapman, ndërkohë që nga rusët do të kujtohet si “Anna e kuqja”, “Anna bukuroshja”, ose “Agjentja 90-60-90”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA