Rekordi, Zelanda e Re, e vetmja pa humbje

13/07/2010 11:15

Ishte dikur Zelanda e Re që njihte vetëm regbinë dhe çmendej pas “All ëhites”. Tani ky komb ka bërë një hap përpara.

Në Zelandën e Re ka edhe nga ata që luajnë futboll dhe arrijnë të mbyllin një kampionat botëror pa humbur as edhe një ndeshje.

Madje më mirë se sa vetëm kampionia e re e botës, Spanja, sigurisht më mirë se sa Brazili e Argjentina, apo Holanda e Portugalia. Për të mos folur për Francën e Italinë. Të 31 skuadrat e tjera të botërorit e kishin të paktën një humbje, ndërsa Zelanda ka vetëm tri barazime në grupin me Italinë e Lipit.

Top Channel