Realizohet ëndrra e koreano-veriorit

13/07/2010 20:55

Jong Tae-Se, heroi i Koresë së Veriut që do mbahet mend gjatë për lotët gjatë himnit të vendit të tij dhe golit që i shënoi Brazilit, do luajë në Bundesliga II me skuadrën e Bochum duke realizuar ëndrrën e tij për t’u aktivizuar në një kampionat në Europë.

Ndoshta kjo skuadër është një trampolinë për në Premier League ku sulmuesi dëshiron të aktivizohet në të ardhmen. Për të, ndeshjet me kombëtaren kanë shërbyer për t’i treguar botës talentin edhe pse Koreja e Veriut doli me 3 humbje nga ky botëror. 26 vjecari ka theksuar gjithashtu se një tjetër ëndërr e tij është edhe skuadra e Interit.

“Jam i lumtur që do luaj në Gjermani pasi është një urë kalimi për në Premier League. E adhuroj Baggio-n. Për mua është një model edhe pse luaj ndryshe. Nëse do kisha oferta nga Italia, do të preferija Interin”, shprehet ai. Tae-Se duhet të mësojë gjermanishten tashmë edhe pse ai i di 4 gjuhë dhe komunikonte me vështirësi me shokët në kombëtaren e Koresë së Veriut.  

Top Channel