Real Madrid mendon shitjen e Kaka

13/07/2010 15:20

Jose Mourinho nuk beson aspak në këmbët e brazilianit Kaka, duke e nxjerrë në shitje.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Real Madrid kërkon ta shesë asin brazilian që ndiqet nga Chelsea i ish trajnerit të tij, Carlo Ancelotti.

“Kaka është lojtar i Realit dhe nuk besoj se duan ta shesin por nëse e bëjnë do isha i kënaqur ta kisha në skuadër”, tha pak ditë më parë tekniku italian. Gjithsesi disa pengesa për shitjen e tij ekzistojnë.

Fillimisht duhet menduar shpenzimi marramendës që Perez ka bërë për ta marrë në Madrid dhe Mourinho nuk është tekniku që fuqizon kundërshtarët pasi në Champions League skuadra londineze është një nga pretendentet kryesore.

Por realiteti flet ndryshe pasi Kaka nuk është ambjentuar asnjëherë në Madrid dhe blerja e argjentinasit Di Maria në një farë mënyre e nxjerr në plan të dytë.  

Top Channel