Departamenti ekzekutiv i policisë së EULEX-it ka arrestuar sot në Prishtinë një person lidhur me cështjen “Bllaca”, që vazhdon të hetohet.

Në një njoftim për shtyp, EULEX bën të ditur se personi në fjalë, Faruk Gashi, akuzohet për krime lufte të kryera në qershor të vitit 1999 në komunën e Lipjanit.

Hetimet po zhvillohen nga ana e policisë së misionit evropian, nën mbikëqyrjen e Zyrës së Prokurorit Special të Kosovës.

Cështja “Bllaca”, që mban mbiemrin e shtetasit kosovar Nazim Bllaca, bëri bujë kur ky i fundit deklaroi se kishte qenë agjent i shërbimeve sekrete dhe se kishte marrë pjesë në një numër të madh vrasjesh e aferash kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA