Holanda pritet nga kryeministri

13/07/2010 20:05

Kryeministri holandez në largim Jan Peter Balekenende ka pritur ditën e martë përfaqësuesen e futbollit të kthyer nga Afrika e Jugut, në rezidencën e tij në Hagë.

Trajneri i përfaqësueses së Holandës, Bert van Marvijk dhe kapiteni i skuadrës Xhovani van Bronkhorst janë nderuar me urdhrin e “Kalorësit portokalli”, një titull nderi mbretëror në Holandë.

“Eshtë turp që nuk fituam medaljen e artë, megjithatë duhet të jemi krenar për rezultatin. Gjithsesi, pavarësisht zhgënjimit duhet të shohim gjërat pozitive dhe eksperiencën shumë të bukur që përjetuam në Afrikë”, ka deklaruar kapiteni Van Bronkhorst.

Holanda u mund në fiunalen e botërorit 1-0 nga Spanja në fundin e kohës shtesë. Ndërkohë, pas vizitës te kryeministri, përfaqësuesja e Holandës ka bërë një xhiro nëpër kanalin e Amsterdamit për të përshëndetur tifozët e shumtë që i shoqëruan gjatë gjithë xhiros së tyre.

Top Channel