Havana, dy avionë me disidentë ulen në Spanjë

13/07/2010 15:00

Dy avionë me disidentët e liruar në Kubë kanë zbritur në aeroportin e Madridit në Spanjë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave 7 ish-të burgosurit politikë dhe familjet e tyre udhëtuan në dy avionë të linjës së zakonshme.

Lirimi i tyre, pas një periudhe burgimi prej 7 vjetësh, u bë i mundur me ndërmjetësimin e Kishës Katolike në Kubë dhe qeverisë së Spanjës.

Havana zyrtare u ndodh nën një presion të madh ndërkombëtar pasi një disident vdiq për shkak të grevës së urisë.

Largimi i disidentëve përkoi me një nga shfaqjet e rralla në televizion të ish-liderit kubanez Fidel Castro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA