Francë, qeveria kalon ligjin për pensionet

13/07/2010 13:05

Qeveria franceze ka aprovuar projektligjin që ngre moshën e daljes në pension nga 60 në 62 vjec.

Drafti, i hartuar nga ministri i Punës, Eric Woerth, do të shfuqizojë të drejtën për të dalë në pension në moshën 60 vjecare, që ka qenë në fuqi që prej vitit 1982.

Ai do të kalojë në Parlament në muajin shtator. Ndërkohë, Woerth njoftoi se ka ndërmend të japë dorëheqjen nga posti i drejtorit të thesarit në partinë e qendrës së djathtë UMP.

Ai ka qenë nën presion për shkak të deklaratave për donacione ilegale ndaj presidentit Nicolas Sarkozy, për fushatën elektorale të vitit 2007.

Por si Woerth ashtu edhe Sarkozy kanë hedhur poshtë akuzat se kanë marrë ryshfet nga Liliane Bettencourt, presidentja e perandorise së kozmetikëve “L’Oreal”, njëkohësisht një nga gratë më të pasura në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA