Dinho pranë Flamengos, Ibra shikon Milanin

13/07/2010 15:05

Ronaldinho është vetëm një hap larg nga skuadra braziliane e Flamengos.

Kampionët e vendit pasi kanë lënë të lirë sulmuesin Adriano, synojnë një tjetër emër të madh dhe më i përshtatshmi për këtë rol është pikërisht sulmuesi i Milanit.

Sipas gazetës “Globoesporte”, agjenti i lojtarit ka gjetur marrëveshjen me klubin karioka për 4 milionë euro në sezon, ndërsa pengesa e vetme është konfirmimi i Milanit. Kuqezinjtë nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë të largohet Dinho-n pa arkëtuar asnjë qindarkë.

Në rast se Milan arrin të marrë disa milionë nga shitja e tij, atëherë rruga për blerjen e Ibrahimovic do të ishte e hapur.

Top Channel