Aksident në Elbasan-Librazhd, 5 të plagosur

13/07/2010 20:20

Një aksident me pasojë plagosjen e pesë personave ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd.

Dy mjete janë përplasur mes tyre për shkak të shpejtësisë së madhe.

Të lënduarit janë Rahman Hoxha, Tasim Mema, Bestar Qerushi, Edlir Shero dhe Ferit Alla.

Ata janë punonjës të OSSH-së që ishin me shërbim.

Dy prej tyre, Qerushi dhe Alla, janë shoqëruar në Spitalin Ushtarak.

Top Channel