Afrika e Jugut kërkon edhe Olimpiadën 2020

13/07/2010 19:05

Afrika e Jugut nuk mjaftohet vetëm me Kupën e Botës por tashmë ka hedhur sytë edhe nga Lojërat Olimpike 2020.

Vendimi për të kandiduar është marrë nga komiteti olimpik i vendit afrikan. Kjo kandidaturë do t’i bashkangjitet asaj të Romës që është regjistruar deri tani zyrtarisht. Lojërat Olimpike nuk janë zhvilluar asnjëherë në Afrikë, ashtu si edhe botërori para këtij kampionati.

Disa herë, presidenti Jacob Zuma ka pranuar se vendi i tij e ka mundësinë dhe qyteti i Cape Town është më i mundshmi për të kandiduar. Vendimi për vendin organizator do merret nga IOC në vitin 2013.

Top Channel