8 shtete të Indisë, më të varfëra se Afrika

13/07/2010 10:55

Një studim i ri mbi varfërinë në të gjithë globin ka treguar se 8 shtete indiane kanë më shumë njerëz të varfër se 26 vendet më të varfëra afrikane të mara së bashku.

Shtetet indiane, mes të cilave Bihari, Utar Pradesh dhe Bengali Perëndimor, kanë 421 milionë persona të varfër, thotë studimi.

Bëhet fjalë për më shumë se 410 milionë të varfër në vendet më të varfëra afrikane, shton ai.

Indeksi Multidimensional i Varfërisë mat nivelin e “mungesave” të nevojave në nivel familjar, duke filluar nga arsimimi, deri tek shëndetësia dhe shërbimet e ofruara nga shteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA