Thaci: Tadic t’u përulet viktimave të Kosovës
12/07/2010 16:45
Kryeministri Hashim Thaci ka deklaruar se presidenti serb Boris Tadic duhet t’i përulet viktimave që Serbia ka shkaktuar në Kosovë, ashtu sikurse bëri me Srebrenicën.
Gjatë një vizite në Prizren, Thaci është shprehur gjithashtu se Tadic nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.
Kryeministri ka shtuar më tej se qeveria e tij do të arrijë të vendosë ligjin në të gjithë territorin e Kosovës. Përvec vendosjes së ligjit, Thaci ka premtuar edhe mbështetje për zhvillimin e sektorit ekonomik.
Top Channel