Spanja në festë, Holanda në “zi”

12/07/2010 15:40

Dy orë qetësi absolute dhe më pas goli i Andres Iniestës startoi festën e spanjollëve, nga Johannesburg deri në Madrid për kupën e parë të Botës të marrë nga skuadra e drejtuar nga Del Bosque.

Mijëra tifozë iberike më ngjyrat kombëtares kanë vërshuar nëpër rrugët dhe sheshet më të mëdha të Madridit, Barcelonës, Valencias, Malagas dhe Valladolid duke festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Ndryshe ka qenë situata në Holandë, ku pas humbjes në finale, e treta kjo për portokallinjtë, tifozët janë shpërndarë të mërzitur.

FOTO GALERI
2/5
Tifozet pushtojnë qytetet pas golit te Iniestës

Top Channel