Sarkozi u rikthehet kritikave ndaj Francës

12/07/2010 22:20

Një ditë nga përfundimi i kampionatit Botëror, ku u kurorëzua Spanja kampione, presidenti Nikolas Sarkozi u rikthehet kritikave për kombëtaren franceze.

Paraqitja e Francëz në Botëror ishte një katastrofë e vërtetë”, deklaroi Sarkozi për televizionin “France 2”.

Më tej Sarkozi ka shpjeguar motivet se pse kërkoi takim me Tieri Henri, menjëherë pas përfundimit të aventurës së turpshme të francezëve në Botëror, një gjest ky që u kritikua mjaft prej mediave vendase.

“Jam i dashuruar me sportin në përgjithësi e futbollin në veçanti dhe ai është lojtari i cili ka veshur 124 herë fanelën e Francës dhe që ka shënuar më shumë nga të gjithë. Pas eleminimit deklarova se përgjegjësit duhet të largoheshin dhe u larguan, që lojtarët nuk duhet të merrnin shpërblime dhe nuk morën”, tha kreu i Elizesë.

Franca u eleminua që në fazën e grupeve ku nuk arriti të sigurojë asnjë fitore, duke e mbyllur Botërorin në vendin e fundit të grupit A me vetëm 1 pikë.

Top Channel