Mediat spanjolle: Tani jemi superkampionë

12/07/2010 08:25

“Kampeones, kampeones”, këto janë titujt e parë të gazetave më të mëdha iberike pas triumfit të përfaqësueses së tyrë në Afrikën e Jugut 2010. Por ndryshe nga 2 vjet më parë, tani jemi kampion bote.

“Sot vendosim edhe në yllin në fanelën tonë, Iniesta na çon në qiell”, kështu ka vendosur ta titullojë shkrimin e saj sportivja “Marca”, e cila thekson se ky brez i artë pas kupës së Europës solli në Spanjë edhe trofeun më të madh në botë.

Po të njëjtin titull ka vendosur edhe gazeta tjetër “AS”, e cila shpreh habi sesi një popull kaq futbolldashës ka pritur kaq shumë për një kupë bote.

“Tani jemi superkampionë”, shkruan “Sport”, ndërsa “El Pais” thekson se “11 korriku duhet të shëndërrohet në një festë kombëtare për popullin spanjoll”.

“Futbollistët e artë – shkruhet në komentin e kësaj gazete – na dhurojnë një tjetër kënaqsi, këtë herë më të madhe”. “Ëndrra është bërë realitet”, përfundon shkrimi i kësaj gazete. “Spanja është kampione bote”, është shkrimi i “La vanguardias”, e cila thekson se sharmin e Cruffit dhe shokëve të tij në vitet ’70 e kanë trashëguar iberikët dhe jo pasaardhësit e holandezëve të mëdhenj.

Spanja, kampionia e re e botës, ka shkruar “Bild” e cila nuk ka harruar të përmendë edhe oktapodin Pol i cili ishte 100% i saktë në parashikimet e tij.

Top Channel