Josipovic: “Emri”, ndryshe nga kontesti kroato-slloven
12/07/2010 16:25
Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic ka deklaruar se kontesti i emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë është ndryshe nga ai kroato-slloven.
Megjithatë, Josipovic është shprehur se edhe cështja e emrit mund të zgjidhet shpejt dhe Maqedonisë t’i hapet rruga e integrimit në BE dhe NATO.
“Kroacia dëshiron që kontesti me Greqinë të zgjidhet sa më shpejt dhe të bien pengesat që Maqedonia ka në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Mendoj se ekzistojnë mundësi konkrete dhe për një zgjidhje, e cila do të ishte e mirë për mbarë rajonin”, ka pohuar Josipovic.
Aktualisht presidenti kroat ndodhet për një vizitë në Shkup, ku ka inkurajuar homologun e tij Gjorgje Ivanov për zgjidhjen e kontestit.
Top Channel