Jeremic: Në OKB, mbështetje për negociata të reja
12/07/2010 16:00
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se shpreson që në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të formohet shumica që të vlerësojë se për statusin e Kosovës duhen negociata të reja.
“Debati në Asamblenë e Përgjithshme do të jetë një moment i së vërtetës dhe me siguri episodi më kritik në strategjinë tonë diplomatike”, ka pohuar Jeremic.
Sipas tij, rezultati i kësaj strategjie do të vendosë rrugëtimin e ardhshëm të procesit të Kosovës, proces ky që do të jetë më i vështirë se negociatat e kaluara.
Shefi i diplomacisë serbe ka shtuar më tej se, “së shpejti GJND do të japë opinionin mbi pavarësinë dhe serbët kanë arsye për optimizëm”.
Top Channel