ICO: Serbia e Kosova të ruajnë qetësinë
12/07/2010 19:15
Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë u ka kërkuar autoriteteve kosovare dhe atyre serbe që të përmbahen nga deklaratat, të cilat mund të shkaktojnë shqetësim tek banorët e Mitrovicës.
Përfaqësues të ICO-së thanë për “Radio Evropa e Lirë”, se dialogu mes palëve është mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me pjesën veriore të Mitrovicës.
“Deklaratat politike që shkaktojnë shqetësim tek popullsia nuk janë në favor të krijimit të një ambienti të nevojshëm për përparimin demokratik”, ka deklaruar zëdhënësi i ICO-së, Andy McGuffy.
Kërkesa vjen pas ngjarjeve të fundit të regjistruara në veri të Kosovës dhe deklaratave të ndryshme të bëra lidhur me këto ngjarje.
Top Channel