Gullit: Rastet e humbura nuk na falen

12/07/2010 16:20

“Holanda duhet të qortojë vetveten sepse humbi rastet që iu dhanë dhe është e drejtë që nuk fitoi”.

Komentin e ashpër e ka bërë një nga ish yjet e kombëtares portokalli, Ruud Gullit. Ish milanisti nuk ua fal lojtarëve të kombëtares “tulipane” rastet e humbura para portës së Casillas, sidomos dështimin e Robben përpara gardianit madrilen.

“U lamë shumë hapësira kundërshtarëve dje, ata organizuan gjithë ndeshjen. Gjithashtu rastet më të pastra për gol i patëm ne dhe gabuam. Nuk duhet të bëjmë asnjë tjetër vecse të nxehemi me veten tonë”, thekson ish sulmuesi i kombëtares së Holandës.     

Top Channel