Forlan falënderon skuadrën

12/07/2010 21:30

Gëzim i pamatë për sulmuesin e Uruguajit, Diego Forlan, i cili është ulur në atdheun e tij si një hero i vërtetë pasi u shpall lojtari më i mirë i botërorit.

Në një koment të shkurtër në blogun Twitter, sulmuesi i Atletico Madrid nuk e fsheh lumturinë. “Kam festuar bashkë me shokët e skuadrës. U dëfryem shumë, madje më hodhën edhe në pishinë. I falënderoj të gjithë, një nga një. Shtëpi e ëmbla shtëpi”, shkruan kampioni nga Amerika Latine që la një gjurmë të madhe në këtë botëror.

Forlan shënoi 5 gola duke ndihmuar skuadrën e tij të rigjente lavdinë pas shumë viteve mungesë në Kupën e Botës.

Top Channel