Kryeministri turk Tayyip Erdogan do të vizitojë të hënën Beogradin, ndërkaq bëhet e ditur se shtetasve të Turqisë iu është mundësuar të lëvizin pa viza drejt Serbisë.

Ndërsa, nga ana tjetër qytetarët e Serbisë sërish do të kenë nevojë për viza kur të udhëtojnë drejt Turqisë, por këto viza merren në pikat kufitare.

Erdogan do të takohet me presidentin Boris Tadic, kryeministrin Mirko Cvetkovic dhe zyrtarë te tjerë të lartë.

Gjatë bisedimeve në Beograd delegacioni turk do të nënshkruajë memorandumin mbi mirëkuptimin për realizimin e ndërtimit të pjesës së autostradës Lig-Çaçak -Pozhega që është pjesë e autostradës Beograd – Adriatiku jugor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA