Erdogan: Njohja e Kosovës, jo kundër Serbisë
12/07/2010 15:10
Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Turqia nuk është një vendim kundër Serbisë.
I pyetur për këtë nga mediat serbe, Erdogan është shprehur se Ankaraja është e interesuar të thellojë marrëdhëniet me Beogradin, i cili sipas tij luan një rol thelbësor në stabilitetin e rajonit.
“Jemi të kënaqur që Serbia ndan me ne mendimin se pavarësia nuk duhet të mbajë peng marrëdhëniet tona. E njohim ndjeshmërinë e Serbisë ndaj Kosovës dhe e pranojmë atë. Nga ana tjetër, vlerësojmë se Serbia është një element stabiliteti në Ballkan dhe ne i japim rëndësi marrëdhëniet tona me të”, ka pohuar Erdogan.
Top Channel