Blatter: Teknologjia në portë, vendimi në tetor
12/07/2010 16:40
Teknologjia në futboll mund të marrë dritën jeshile që në muajin tetor.
Goli i dytë i Anglisë në ndeshjen përballë Gjermanisë duket se ia ka ndryshuar përfundimisht mendjen shefit të FIFA-s, Sepp Blatter, i cili shprehet i gatshëm që të evitohen sa më shumë gabimet njerëzore. Ndryshimi i vetëm do jetë linja e portës që në të ardhmen do të ruhet edhe nga teknologjia.
“I kam thënë po teknologjisë për linjën e portës. Në 23 korrik në Kardif Organizimi i Ndryshimit të Rregullave të Futbollit do vendosë në axhendën e tetorit këtë temë”, thekson Blatter. Më tej, ai është përpjekur të heqë iluzionet për ndryshime radikale, duke theksuar se futbolli do karakterizohet përherë nga gabimet njerëzore.
Top Channel