“Marrëveshje e fshehtë me Rubion për njohjen e Kosovës”/ Ish-ambasadori serb zbulon prapaskenat: Vuçiç do e pranojë për të qëndruar në pushtet
Me pjesëmarrjen e qindra personaliteteve dhe delegacioneve nga e gjithë bota, u mbajt pjesa ceremoniale e përkujtimit të Masakrës së Srebrenicës.
Në ceremoni merrnin pjesë emra si, Bernard Kushner, Ministri i Jashtëm i Francës, kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, zv/kryeministri dhe ministri ynë i jashtëm, Ilir Meta, e deri tek presidenti serb, Boris Tadiç.
Sot është dita e parë e nisjes së përkujtimeve për masakrën e kryer nga data 11 deri në 18 korrik të 1995 dhe u varrosën rreth 700 viktima të mizorisë së Mlladiç.
Ndërkaq u vu re mospjesëmarrja e asnjë përfaqësuesi prej autoriteteve të serbëve të Bosnjës, ndërkohë që për shumicën e këtyre banorëve priten festime ditën e nesërme me rastin e të ashtuquajturës, “rënie e Srebrenicës”.
Top Channel