F1, Veber dominon Silverstonin

11/07/2010 15:45

Mark Veber me Red Bull fiton garën për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, duke arkivuar garën e 3-të të fituar në këtë sezon.

Në Silverston, piloti i Red Bull, Veber kreu një nisje të mirë për të dominuar tërësisht garën më pas, i ndjekur nga Luis Hamilton me Meklaren dhe Rosberg. Vetëm vendi i katërt për kampionin në fuqi, Xhenson Baton.

Ndërkaq spektaktali i vërtetë në këtë garë u dhurua prej pilotit tjetër të Red Bull Sebastian Vetel i cili pas një nisje të keqe futet në pit stop dhe ndërron gomat për të përfunduar më pas në vendin e fundit. Megjithatë ai arriti të rikuperojë plot 13 vende, duke u rënditur përfundimisht në vendin e 7.

Pas kësaj gare, rënditja për pilotë mbetet e pandryshuar duke u udhëhequr nga Hamilton me 145 pikë, Baton 133 dhe Veber 128.

Top Channel