Kryeministri Hashim Thaci, duke folur në samitin e Kroacisë, ka shprehur besimin e tij se vendimi i GJND-së do të jetë në mbështetje të të drejtës së Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Opinioni i GJND-së për shpalljen e pavarësisë do të konfirmojë dhe qartësojë të drejtën legjitime të popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe i pavarur pas gjithë asaj që ka ndodhur”, ka deklaruar Thaci.

Kryeministri ka theksuar se pas këtij vendimi Kosovën e presin njohje të reja, por ka shprehur dyshimet e tij që një gjë e tillë do të mund të bëhet edhe nga Serbia.

Duke komentuar situatën pas pavarësisë, Thaci ka shtuar se në Kosovë janë vendosur themelet e një ekonomie të hapur, me treg të lirë dhe konkurrencë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA