Thaci, pjesëmarrës në samitin e Dubrovnikut
10/07/2010 12:35
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në Dubrovnik të Kroacisë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të liderëve të Evropës dhe Amerikës Veriore “Samiti i Kroacisë 2010”.
Në këtë samit, ku marrin pjesë kryeministra të vendeve të rajonit dhe ministra e zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministri Thaçi do të marrë pjesë në diskutimin e çështjeve që ndërlidhen me zhvillimet pas krizës ekonomike globale.
Samiti pritet të diskutojë edhe çështjet e sigurisë globale dhe relacionet transatlantike, me theks të veçantë, integrimin e vendeve të rajonit në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Top Channel