Presidenti i Serbisë, Boris Tadic thotë se Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë, haptas po kërcënon me luftë kur deklaron se do të dërgojë Njësitë speciale të policisë në Mitrovicë.

Telegraf bën të ditur, se në një komunikatë Tadic shprehet se “institucionet e Kosovës do të jenë përgjegjëse për pasojat katastrofale të zbatimit eventual të këtij kërcënimi”.

Duke i quajtur luftënxitëse deklaratat si të ministrit Rexhepi, presidenti serb Tadic e ka vlerësuar rolin e EULEX-it për mbështetjen e planit për dërgimin e Njësive speciale në veri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA