Tabarez: Forlan i gatshëm për finalen e vogël

10/07/2010 09:40

Pavarësisht problemeve me kofshën, sulmuesi i Uruguajit, Diego Forlan do luajë në finalen e vogël kundër Gjermanisë për vendin e tretë të botërorit.

“Dëshiron me cdo kusht të fitojë pasi ky është një objektiv i gjithë skuadrës”, shprehet tekniku i bardhekaltërve, Oscar Tabarez. Ai shtoi se Forlan është gati dhe nuk synon vetëm kreun e golashënuesve pasi dëshiron të jetë gjithnjë në ndeshje të mëdha.

Më tej ai theksoi se ndaj Gjermanisë do të rikthehen Fucile e Lugano në mbrojtje, Suarez në sulm, ndërsa konfirmoi nisjen nga pankina të Martin Caceres, Gargano e Alvaro Pereira.

Top Channel