Policia serbe mohoi rrahjen e disa të rinjve në një pikë bastesh në qytezën e Zemunit, megjithatë filmimet e kamerës së sigurisë flasin për një dhunë çnjerëzorë të shprehur nga ana e forcave të sigurisë ndaj të rinjve.

Në video shfaqen policët të cilët janë futur në pikën e bastit dhe kanë nisur të godasin me shkopa gome, grushta e shqelma pa asnjë shkak të rinjtë. Të dhunuarit pohuan për mediat serbe se nuk e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur deri në momentin kur janë goditur me grushta e shqelma nga ana e policëve.

Filmimet iu dërguan televizionit B92 në Serbi dhe më pas është shpërndarë në internet.

Ndërkohë shefi i policisë është shprehur se do të nisin hetimet për dhunën e përdoru nga ana e policëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA