Nënkryetari i LDD-së, Naser Rugova ka deklaruar se partia në fjalë nuk druhet nga hetimet e EULEX që kanë përfshirë edhe subjektet politike të opozitës.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Rugova është shprehur se LDD është partia më demokratike në Kosovë, duke hedhur poshtë deklaratat e anëtarëve të larguar, të cilët pretendonin se brenda në parti nuk kishte klimë demokratike.

Rugova ka paralajmëruar anëtarësime të reja në radhët e LDD-së, duke saktësuar se këta persona janë të profilizuar në fusha të ndryshme.

Më tej ai ka komentuar situatën e fundit të sigurisë në Kosovë, duke nënvizuar se qeveria e ka anashkaluar plotësisht atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA