Rossi-Ducati, pritet zyrtarizimi

10/07/2010 11:20

Transferimi i 9 herë kampoionit të botës në motociklizëm, Valentino Rossi tek Ducati, është vetëm cështje formalitetesh.

“Doktori” përmbush deshirën e të gjithë tifozëve italianë, duke u bashkuar më në fund me një skuadër shtëpie. Lëvizjen e parë e ka bërë Honda HRC që zyrtarizoi marrëveshjen me australianin Casey Stoner, i cili liron vendin për pilotin italian.

Rossi do ketë në krah amerikanin Nicky Hayden që pritet të rikonfirmohet në Laguna Seca. Marrëveshja mes pilotit italian dhe skuderisë së kuqe mund të bëhet që ditën e enjte gjatë garës së Gjermanisë. Përsa i përket Casëy Stoner, ai ka nënshkruar një kontratë 2 vjecare me 6.5 milionë në sezon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA