Ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Boris Tadic nuk duhet të ndërhyjë në cështjet e brendshme të Kosovës.

Deklarata e Rexhepit erdhi pasi Tadic tha se, ministri i Brendshëm kosovar po kërcënon me luftë me vendimin për të dërguar njësi speciale policore në veri të Mitrovicës.

“Tadic dështoi në Këshillin e Sigurimit dhe po vazhdon të dështojë me cështjet që kanë të bëjnë me Kosovën. Për të justifikuar këto dështime, ai merret me deklaratat e mia”, ka pohuar Rexhepi.

Ministri ka shtuar më tej se nuk do të tërhiqet nga plani i tij për të dërguar njësitë speciale në veri të Kosovës, me qëllim vendosjen e ligjit në këtë zonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA