
Thellimi i bashkëpunimit midis Kosovës dhe Portugalisë në fushën e administratës publike dhe në sfera të tjera të interesit të përbashkët për të dy vendet, në kontekstin e integrimeve evropiane, ishin mes temave që u diskutuan në takimin ndërmjet ministres së Administratës Publike të Kosovës, Edita Tahiri dhe ministrit të Financave dhe Administratës Publike të Portugalisë, Fernando Teixeira dos Santos.
Ministrja Tahiri, sipas Telegraf, foli për angazhimet e Kosovës për përshpejtimin e procesit të integrimeve evropiane dhe euro-atlantike, ku kërkoi përkrahje nga Qeveria e Portugalisë për rrugën e Kosovës dhe të rajonit drejt bashkësisë euroatlantike.
Nga ana e tij, ministri Teixeira dos Santos theksoi se Qeveria portugeze dhe ministria që ai drejton, angazhohen për zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ngushtë me Kosovën dhe janë të gatshëm për të përkrahur Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane.
Top Channel