Një organizatë joqeveritare në Maqedoni ka dhënë alarmin për qarkullimin e armëve ilegale në këtë vend, që sipas saj arrin në 170 mijë.

Kryetari i organizatës “Civil”, Xhabir Deralla ka deklaruar se Ministria e Brendshme maqedonase duhet të organizojë një aksion të ri për mbledhjen e armëve nga duart e qytetarëve.

Alarmi është dhënë edhe nga UNDP, sipas të cilës rreth 110 mijë banorë të Maqedonisë janë të pajisur me armë ilegale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA