Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov i ka bërë thirrje klasës politike të vendit të tij që të përqendrohet tek proceset integruese dhe të mos shpenzojë kohë me cështje politike ditore.

“Palët të mos harxhojnë kohë dhe energji për qëllime politike ditore, por të fokusohen tek integrimi në BE dhe NATO, pasi këto janë qëndrimet tona strategjike”, ka deklaruar Ivanov.

Deklaratën e tij, Ivanov e bëri nga Sarajeva, ku ndodhet për të marrë pjesë në përkujtimin e 15 vjetorit të masakrës së Srebrenicës.

Sipas raportimeve të mediave maqedonase, gjatë kësaj ceremonie kreu i shtetit maqedonas do të mund të takojë homologë të vendeve të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA