Italia, Baggio mund të rikthehet në kombëtare

10/07/2010 14:40

Roberto Baggio mund të rikthejë ëndrrën italiane për të parë në fushë një kombëtare magjike.

“Bishtaleci” mund ta drejtojë këtë herë kombëtaren ne pankina bashkë me stafin teknik të trajnerit të ri Cesare Prandelli. Sipas gazetës “Il Corriere dello Sport”, ish numri 10 mund të zejë vendin e presidentit të sektorit teknik të federatës, Azeglio Vicini.

Në stafin e tij mendohet të bëjë pjesë edhe Paolo Maldini e Antonio Cabrini. Gjatë ditëve të ardhshme do vendoset gjithcka në lidhje më rikthimin e ish futbollistit në ambientet futbollistike italiane.  

Top Channel