Hyseni, pjesëmarrës në samitin e Dubrovnikut
10/07/2010 10:50
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka marrë pjesë në takimin ministror të Kartës së Adriatikut A-5. Kosova merr pjesë për herë të parë në një takim të tillë të NATO-s me vendet ballkanike, në cilësinë e vëzhguesit.
Sipas Telegraf, Hyseni ndodhet në Dubrovnik, ku do të marrë pjesë edhe në Samitin e Kroacisë që mbahet në këtë qytet.
Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit do të diskutojnë integrimin e rajonit në BE dhe sfidat me të cilat ballafaqohen për shkak të krizës globale ekonomike.
Top Channel