Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, gjatë fjalës së tij në samitin e Dubrovnikut, u ka kërkuar 5 vendeve të BE-së që s’e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë atë sa më parë.

Hyseni është shprehur se një veprim i tillë do të ishte pozitiv si për vetë 5 vendet, ashtu edhe për shtetet e tjera të rajonit.

Ndër të tjera, shefi i diplomacisë kosovare ka folur edhe për procesin integrues të Kosovës, duke kërkuar që edhe vendi i tij të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave.

Më tej Hyseni ka cilësuar si të rëndësishëm edhe procesin e bashkëpunimit rajonal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA