Vendimi i Apelit në cështjen që ka të bëjë me ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, do të jepet më 21 korrik.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë gjykatës së Hagës, të cilat citohen nga agjencitë e lajmeve.

Haradinaj, bashkë me dy udhëheqës të tjerë të UCK-së, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj u paraqitën në Hagë në vitin 2007, pas akuzave të ngritura për krime lufte, krime kundër njerëzimit, si dhe vrasje e tortura ndaj civilëve serbë.

Në prill të vitit 2008, Haradinaj dhe Balaj u shpallën të pafajshëm, ndërsa Brahimaj u dënua me 6 vjet burg për kryerjen e troturave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA