Cmimi i Madh i Anglisë, Vettel në pole position

10/07/2010 15:10

Sebastian Vettel do të startojë nga pole position në Cmimin e Madh të Anglisë.

Piloti austriak i skuadrës Red Bull ka arritur të befasojë të gjithë në minisesionin e tretë të provave zyrtare në Silverston duke lënë pas edhe shokun e tij të skuadrës Mark Veber, i cili kishte dominuar deri në ato momente provat.

Gjithesesi, skuadra Red Bull me këtë linjë të parë starti është sërish pretendente dhe e favorizuar për të fituar edhe garën e Anglisë edhe pse pas tyre në linjën e dytë gjendet Fernando Alonso dhe Ljuis Hamilton.

Spanjolli i skuadrës Ferrari regjistroi kohën e tretë më të shpejtë të këtyre provave duke konfirmuar përmirësimet e skuadrës së tij, por që gjithsesi ishin të pamjashtueshme për të dueluar me skuadrën Red Bull.

Në të njëjtën linjë me të nga vendi i katërt do të startojë garën Ljuis Hemilton me McLaren. Ai ishte piloti i vetëm i skuadrës angleze që mundi të kualifikohet deri në minisesionin e tretë pasi shoku i skuadrës Xhenson Baton u rendit në vendin e 14-të.

Ndërkohë një paraqitje relativisht të mirë kanë bërë pilotët e skuadrës Mercedes. Niko Rosberg u rendit në vendin e pestë, ndërkohë që shtatë herë kampioni i botës regjistroi në këto prova kohën e 10-të më të shpejtë. Megjithëse ka vazhduar dominimi i skuadrës Red Bull në këto prova, gara ka provuar në këtë sezon se është dicka tjetër dhe ku surprizat kanë gjithmonë vend. Cmimi i Madh i Anglisë do të zhvillohet ditën e diel në orën 14:00 drejtpërdrejtë në Top Channel.

 

Top Channel