Kryeprokurori i gjykatës së Hagës, Serge Bramertz ka deklaruar se arrestimi i gjeneralit Ratko Mlladic është një domosdoshmëri për besimin e BE-së tek Serbia.

“Pa drejtësi nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet në Ballkan”, ka pohuar Bramertz për një të përditshme gjermane.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij për faktin se 65% e popullsisë serbe është kundër arrestimit të kriminelit më të kërkuar të luftës.

“Nuk është normale që ata që konsiderohen përgjegjës për krimet më të rënda që pas Luftës së Dytë Botërore të shihen si heronj nga pjesa më e madhe e popullsisë”, ka shtuar Bramertz.

Të dielën shënohet 15-vjetori i masakrës së Srebrenicës, ku 8.000 burra e djem boshnjakë u masakruan nga forcat serbe të udhëhequra nga Mlladic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA