Blatter i kërkon Mandela-s të dorëzojë kupën

10/07/2010 13:15

Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter shpreson që të jetë Nelson Mandela ai që do dorëzojë trofeun e Kupës së Botës në fund të finales së ditës së neserme.

“Nëse Nelson Mandela vjen dhe qëndrin deri në fund të ndeshjes është e mundur që trofeun ta dorëzojë ai. E dimë të gjithë se ai nuk ka qënë i pranishëm në stadiume për shkak të zisë në familje pas vdekjes së mbesës. Tani shpresojmë me zemër që ai të jetë në finale”, thekson Blatter.

Sipas shefit të FIFA-s, do të ishte një nder për Afrikën e Jugut dhe gjithë Afrikën nëse ai do ishte i pranishëm në finale, sepse ka qënë pikërisht Mandela ai që ka punuar shumë për të cuar Kupën e Botës në kontinentin e zi. Fondacioni Mandela ka bërë me dije se vendimi për praninë e ikonës së lirisë në finale do të merret ditën e nesërme.

Top Channel